Kreu i opozitës Lulzim Basha, ka uruar por fitoren e zgjedhjeve parlamentare në Austri, kreun e Partisë Popullore Austriake, Sebastian Kurz.
Ka qenë vetë Basha, i cili me anë të një postimi në Facebook, ka njoftuar se ka uruar kancelarin e ri të Austrisë. Sipas tij me kancelarin e ri të Austrisë, Shqipëria do të ketë një mbështetje edhe më të madhe në rruigën e saj drejt Bashkimit Evropian, shkruan syri.net.
Ja postimi i Bashës:
Sapo urova mikun tim, kryetarin e Partisë Popullore Austriake, Sebastian Kurz për fitoren në zgjedhjet e sotme parlamentare. Fitorja e tij pas nje beteje të fortë dhe fushate të shkëlqyeshme është një lajm i mirë për Austrinë, Europën dhe familjen tonë politike EPP – European People’s Party. Me kancelarin e ri Kurz, Shqipëria do të ketë vëmendje dhe mbështetje më të fuqishme në sfidat jetike të demokracisë dhe integrimit europian.
Këtu mund të gjeni qendrën tuaj të votimit
Edon Zhegrova pas fitores ndaj Pisas: Forca jonë është grupi...
Polonia ndërton fortifikime me topa e mitralozë për të mbroj...
Radoniqi voton i pari në Pejë
Zgjedhjet e parakohshme, nisin votimet në Kosovën
Sa ishte numri i personave që votuan në 25 përfaqësi diploma...