Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar pas akuzave të zv.kryeministrit Erion Brace, që sipas tij PD ka kryer vjedhje në Rrugën e Kombit.
Në një reagim në “Facebook”, Zhupa shprehet se maxhoranca bëri gjashtë vite në pushtet dhe nuk arriti të nxjerrë asnjë fakt a provë që të implikojë PD në vjedhjen e rrugës së Kombit. Sipas saj, kjo qeveri vijon t’u grabisë shqiptarëve miliona lekë.
“6 vjet ne pushtet. Asnje fakt te vetem per abuzime ne vepren me te madhe infrastrukture te vendit ne rrugen qe lidhi shqiptaret.Ndersa vjedhin si derra, vijojne kengen e qyqes per kete rruge qe kurre se deshen, bene gjithcka per ta penguar. E ne rastin me te pare i vendosen traun, te vjedhin dhe te ndajne perseri shqiptaret. Nuk fshiheni dot me te njejten kenge nga vjedhjet marramendese qe beni cdo dite, ne cdo projekt, kudo. Meqe ra fjala per ate vjedhjen te unaza kush mban pergjegjesi? Po per 600 metra bulevard gati ne mes te Tiranes, 5.7 milion euro? Mashtrues dhe qesharak ne kulm!”- shkruan ajo.
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...