Policia e Fierit ka zbuluar një banesë trekatëshe ku kultivohej kanabis me anë të llambave dhe ka arritur të arrestojë tre persona.
Mes të arrestuarve janë pronari i vilës 3-katëshe, shtetasi E.M. alias Xh. G., 44 vjeç, banues në Dërmënas, Fier, i cili kishte përshtatur pesë dhomat e njërit kat për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.
Në burg përfunduan edhe faturisti dhe elektricisti i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë, respektivisht shtetasit K.G., 40 vjeç, dhe B.F., 47 vjeç, të dy banues në Fier, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Gjatë operacionit janë sekuestruar 181 bimë narkotike të cilat ishin kultivuar në vazo që u gjetën brenda ambienteve të përshtatura me llamba, dhjetëra llamba dhe pajisje të tjera elektrike që ishin instaluar në pesë ambientet e banesës.
Gjithashtu, u bë bllokimi i vilës trekatëshe në ambientet e së cilës ishin kultivuar bimët narkotike.
“Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të dyshuar të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon dhe hetimi pasuror ndaj pronarit të vilës, shtetasit E. M”, njofton policia.
Flick tregon dallimin mes Barcelonës dhe Realit
“Ndodhi për 30 sekonda”, flet nëna e dyvjeçarit shqiptar i c...
Osmani kërkon mbështetjen e Hungarisë për heqjen e masave të...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi njofton për projektin “FIFA ...
Arbeloa, kandidati serioz për ta zëvendësuar Alonson në rast...
Sindikata e Re e KEK-ut paralajmëron protestë para zyrave të...