Holanda ka njoftuar autoritetet shqiptare se ka dyshime se disa shtetas janë përfshire në skemën Ponzi, thënë ndryshe skemat piramidale.
Për këtë arsye ky vend ka kthyer pas disa fonde që i përkasin një shtetasi, nën dyshimet se janë para që janë të ardhura nga skemat mashtruese.
Siç bëjnë me dije burimet e sigurta të Top Channel pranë drejtorisë së parandalimit e pastrimit të parave, pak ditë më parë është lëshuar një urdhër bllokimi i përkohshëm i llogarive nën emrin e shtetases B.B. 31 vjeçe. Por së bashku me të, zbulohet edhe emri i bashkëpunëtorit të saj, shtetasit Vaid Tarja i hetuar në qytetin e Elbasanit për mashtrim tatimor dhe përvetësimin e 3.7 milionë dollarëve.
Teksa apeli e ka shpallur fajtor dhe dënuar me 3 vite burgim 40-vjeçarin, së bashku me një person të tretë, të dyshuarit rezultojnë në marrëdhënie të dyshimtë dhe të paqartë ekonomike. Tarja, që sipas prokurorisë më herët ka administruar 3 kompani në fushën e minerareve dhe te mbledhjes së inerteve, është zbuluar pasi ka dërguar transferta nga Holanda duke i përshkruar si borxh.
Por në datën 29 mars 2022, banka dërguese në Hollandë ka kërkuar kthimin mbrapsht me nënshkrimin se këto shuma e kanë origjinën nga një skemë mashtrimi Ponzi.
Aktualisht, Tarja është nën hetim edhe për pastrim parash. Banka dërguese e fondeve sipas burimeve sinjalizon mbi rolin e këtyre personave. Për secilin prej tyre përshkruhet aktiviteti që nga kazinotë deri te mirëmbajtja e rrjeteve sociale dhe siç bëhet me dije paraprakisht qëllimi real i këtyre transaksioneve mund të jetë injektim i fondeve në vend.
FIFA i kërkon falje Lionel Scalonit të Argjentinës, pas ‘inc...
Shqiptari befason sigurinë italiane, arratiset për herë të k...
“E dhimbshme ta humbasësh titullin për dy pikë” – Vers...
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...