Parandalimi duhet të jetë motivi i diplomacisë shumëpalëshe në çdo fushë, u shpreh ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka, gjatë takimit me sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së.
Në vijim të “Javës së diskutimeve të Nivelit të Lartë”, të sesionit të 76-të të Asamblesë së Përgjithshme, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Xhaçka, dhe delegacioni shqiptar, në përbërje të të cilit ishin Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe ambasadorja e Shqipërisë në OKB, Besiana Kadare u pritën nga Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.
Ministrja Xhaçka theksoi se Shqipëria beson fuqimisht në rolin e diplomacisë shumëpalëshe, teksa shprehu gatishmërinë e bashkëpunimit me Guterres për të avancuar prioritetet e përbashkëta gjatë mandatit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit.
“Ne si mbështetës të fortë të një arene ndërkombëtare të bazuar në rregulla, besojmë fuqimisht në rolin e diplomacisë shumëpalëshe“, theksoi Xhaçka./tch
Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...