I përlotur dhe mjaft i penduar, ishte qëndrimi që Saimi Metushi, 50-vjeçari që vrau një ditë më parë gruan shfaqi përpara togave të zeza.
Gjatë marrjes në pyetje ai ka thënë se me bashkëshorten e tij kishte 4 vjet që konfliktohej dhe dje situata i kishte dalë jashtë kontrollit.
“Mu errën sytë, nuk e di se çfarë bëra”, tha ai mes lotësh. Pasi Gjykata dëgjoi deklaratën e 50-vjeçarit dha edhe masën e siguresë burg pa afat. Ngjarja e rëndë ndodhur paraditen e djeshme në fshatin Karpen të Kavajës.
Çifti u konfliktua për një motiv banal, ku Sose Metushi, 48 vjeçe mbeti i vdekur si pasojë e 4 goditjeve me thikë nga bashkëshorti i saj. Krimi makabër ndodhi në banesën e tyre. Sami Metushi ishte zemëruar më gruan e tij sepse kjo e fundit nuk i kishte bërë gati mëngjesin dhe rrobat për të dalë./G.Shqip
Tarifat e Trump, Merz: Do të shkoj në Washington me një qënd...
FSK-ja krah NATO-s, në stërvitjen “Dynamic Front”
Apple do të lëshojë pesë produkte të reja pas dy javësh, pri...
NASA synon që në fillim të marsit të dërgojë njerëz përsëri ...
Tri metoda natyrale si të ulni tensionin e lartë
Nga mëngjesi deri në darkë – sa gota me ujë duhet të pini