Brenda një harku të shkurtër kohor, dy karburante janë grabitur gjatë natës në qytetin e Vlorës, një në hyrje të qytetit dhe tjetri në lagjen “Pavarësia”.
Policia raporton se dy persona të cilët po lëviznin në këmbë dhe në gjendje të dehur u kanë marrë nën kërcënimin e armës 190 mijë lekë të vjetra punonjësve të karburanteve. Arma dyshohet të ketë qenë pistoletë lodër.
Sipas policisë, grabitësit kanë marrë 150 mijë lekë në karburantin e parë dhe 40 mijë në të dytin. Policia ka sekuestruar filmimet e kamerave të sigurisë, përmes të cilave synon të identifikojë dhe kapë personat e dyshuar.
Kallas: Formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm i...
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...
Mbeti jashtë kabinetit qeveritar, reagon Arbërie Nagavci