Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur këtë martë në Vlorë, Shqipëri.
Automjeti me drejtues 24-vjeçarin K.D ka aksidentuar çiftin francez, të cilët udhëtonin me dy biçikleta.
Si pasojë e aksidentit humbi jetën 51-vjeçarja franceze me iniciale V.K., ndërsa bashkëshorti i saj 47-vjeçari me iniciale F. M., ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit, 24-vjeçari me inciale K. D., u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Policia bën të ditur se ngjarja ndodhi në aksin rrugor Bestrov-Vlorë, rreth orës 15:20.
Në vendin e ngjarjes ndodhet policia e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit të rëndë./tvklan.al/
Rama: Franca ndër vendet e para që njohu Kosovën, partner i ...
Maqedonci: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit, kë...
Izraeli do të vazhdojë sulmet/ SHBA nxit për paqe, Netanyahu...
Pse qeni bëhet i shqetësuar para stuhisë: Ja cilat ndryshime...
Mbappe: Ka pasur shumë spekulime dhe janë thënë gjëra të pav...
Tragjedi në Gjermani, vdes 3 vjeçari disa ditë pasi ra në lu...