I burgosuri shqiptar 54 vjeçar Asllan Agoj është vetëvrarë në burgun Marassi të Xhenovës në Itali. Shqiptari është vetëvarur me llastikun e një tute në dritaren e qelisë së tij, pozicionuar në seksionin e parë të institutit të vuajtjes së dënimit.
Ka informuar mbi këtë lajm Donato Kapece, sekretari i përgjithshëm i Sindikatës së pavarur të policisë së burgut.
“Vetëvrasja e radhës, e një të burgosuri tjetër në burg, u shpreh ai, demostron se si problemet sociale e humane ekzistojnë pavarësisht uljes së numrit të të burgosurve”.
“Gjatë 20 viteve të fundit, vazhdoi ai, punonjësit e Policisë së burgut kanë evituar rreth 17 mijë tentativa vetëvrasjeje e më shumë se 125 mijë akte vetëlëndimi që mund të kishin shkaktuar pasoja të tilla të rënda. Për fat në burgun e Marassit, ndërhyrja e shpejtë e policit të shërbimit nuk mundi të ndaloj vdekjen e të burgosurit shqiptar.”
Ndërsa, sekretari i kësaj sindikate për rajonin e Ligurias Mikele Lorenco deklaroi “se situata në burgjet italiane mbetet alarmuese e se punonjësit gra e burra të Policisë së burgut nuk mund të lihen vetëm në administrimin e përditsh? ?m të rasteve konstante kritike në këto institucione.”
Shqiptari Asllan Agoj 13 vjet më parë kishte vrarë për motive xhelozie me ndihmën e një kazme bashkëshorten e tij. Për këtë krim ai dënohet me 14 vjet heqje lirie e falë amnistive kryen vetëm9 vite burg.Më nëntor të 2014, tashmë në gjendje të lirëkryen një tjetër krim në komunën Sutri të provincës së Viterbos. Asllan Agoj qëllon për vdekje me shtatë goditje thike të dashurën e tij të re, 31 vjeç, shqiptare e nënë e dy fëmijëve nga një martesë e mëparshme. Prej gati një viti ai vuante dënimin e tij në burgun e qytetit të Xhenovës.
Policia e burgut ekëtij institucioni informon se shqiptari 45 Asllan Agoj u vetëvra pasditen e së dielës 8 Nëntor 2015. Tentativat për të reanimuar rezultuan të pasukseshme.
Kurti dhe Bislimi mirëpresin diplomatët për të diskutuar zba...
Gjykata veçon procedurën ndaj Xhelal Sveçles
Pacolli-Dalipi deklarohet e pafajshme para trupit gjykues
PDK: Gjykimi në Hagë të përmbyllet me drejtësi dhe liri për ...
Avokati i Pacolli-Dalipit kundërshton seancën pa praninë e S...
Sveçla nuk shkon në gjykatë, avokati i tij thotë se është me...