Koronavirusi në Shqipëri po shkon drejt fundit. Gjatë 24 orëve të fundit kryer 177 teste dhe ka rezultuar vetëm 1 rast pozitiv me Covid-19.
Ministria e Shëndetësisë thotë se vijon shfaqja e rasteve sporadike, ndërsa situata epidemiologjike paraqitet e qëndrueshme.
Marrja në kohë e masave, respektimi i distancimit fizik, ruajtja e higjienes personale kanë rolin kryesor në shfaqjen e një kurbe epidemike të butë.
Gjatë 24 orëve të fundit është konfirmuar vetëm 1 rast pozitiv në Tiranë, nga 177 testime të kryera për të dyshuar të prekur me Covid19.
Numri i përgjithshëm i të infekturave ka shkuar në 949. Të shëruar – Në 24 orët e fundit 15 pacientë fituan betejën me Covid, ndërsa nga 949 të prekurit, reth 78% janë të shëruar. Në spital – Në spitalin Infektiv, gjendja paraqitet e qëndrueshme prej ditësh me 15 pacientë të shtruar dhe vetëm 3 prej tyre në terapi intensive. Humbej jetën – Prej më shumë se dy javësh fatmirësisht nuk ka asnjë humbje jete.
Numri i vitkimave mbetet në 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1). /oranews
Shpërthime në Bejrut dhe sirena në Bahrein, sulme gjatë natë...
Albin Kurti feston sot 51-vjetorin e lindjes
Sot 27 vjet nga ndërhyrja e NATO-s, lufta dhe liria e Kosovë...
Sot i jepet lamtumira e fundit Ilaz Brahimit që u vra nga e ...
Lufta largon turistët nga Lindja e Mesme, Shqipëria bëhet de...
66 të vdekur nga rrëzimi i një aeroplani ushtarak kolumbian