Velijaj me mesazh paralajmërues për Bashën

20:59 | 12 Gusht 2015
M. A.

Kryebashkiaku i sapozgjedhur i Tiranës, Erion Veliaj, parlajmëroi sot se bashkë me stafin e tij është duke punuar për të përgatitur dosjen e Lulzim Bashës për lejet e ndërtimit të dhëna gjatë kohës kur drejtonte bashkinë.

“Kam një kërkesë nga Prokuroria për të hetuar 17 leje ndërtimi, i kam kërkuar stafit të bashkëpunojë me Prokurorinë, gjë që në të kaluarën nuk ka ndodhur. Prokuroria e rinovoi kërkesën, ndërsa ne po përgatisim dosjet. Nuk më vjen mirë që bashkia është në një situatë të tillë, por kjo është mënyra për të vendosur një standard të ri. Po mbajmë premtimin tonë për transparencë absolute dhe një transparencë më të mirë se kjo nuk do ta kishim menduar”,- tha ai.

Hetimet e Prokurorisë së Tiranës për lejet e ndërtimit nisën pas denoncimit të bërë Agjensia Kombëtare e Planifikimit të Territorit. Bashkia akuzohet për mosushtrim kontrolli në fushën e territorit. Dyshimet janë ngritur për 129 leje ndërtimi. Ish-kryebashkiaku Basha deklaroi se ka vepruar në bazë të ligjit. Për këtë ai i referohet edhe raportit të auditit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit./Lapsi.al

Shpërndaje në rrjete sociale