Veliaj shpall fitoren në Tiranë: Qershia mbi tortë është Astiri që ka votuar 60% për PS

18:28 | 27 Prill 2021

Drejtuesi politik i Tiranës, Erion Veliaj ka shpallur fitoren e PS në njësinë 14 në Tiranë duke thënë se është qershia mbi tortë fakti që 60% e banorëve të Astirit kanë votuar për socialistët.

Në fjalën e tij, Veliaj theksoi se përdorimi i dhunës për të ndaluar një projekt nuk triumfoi por ishte qytetaria që fitoi mbi barbarinë.

Veliaj: Siç ju kisha premtuar, do kishte një qershi mbi tortë sot dhe qershia mbi tortë është që Astiri ka votuar 60% PS. është një lajm fantastik. Falenderoj të gjithë banorët e Astirit, të gjithë banorët e Unazës së Re, të gjithë banorët e një zone që ka qenë pjesë e një debati publik prej kohësh.

Betejën më të madhe në Shqipëri e bëjnë minoranca të zhurmshme dhe të japin idenë se janë shumica. Këtë e kuptova për herë të parë tek kodra e liqenit. Shumica dërrmuese e njerëzve do punën jo dhunën, do që të ecë para jo mbrapa. Kjo është diferenca, ndaj unë kam besuar gjithmonë tek familjet e ndershme të drejta dhe punëtore të Astirit, ndaj ju them dhe juve Faleminderit që besuat tek ne.

Ajo që ndodhi në Astir ishte bullizëm politik. Përdorimi i dhunës për të ndaluar një projekt, apo dhe stafin tonë që bënte punë, sot mori një përgjigje, qytetaria, civilizimi fiton mbi dhunën, mbi barbarinë. Sot jam shumë krenar për Plarentin, për Gentin, për aktivistët tanë, për patronazhistët tanë.

Lajmet më të lexuara