Vazhdon i ftohti dhe temperaturat nën zero, moti për këtë të dielë

08:44 | 29 Dhjetor 2019
A Z

Ashtu si dita e djeshme edhe kjo e dielë në Shqipëri pritet që të mbizotërohet nga moti i ftohtë, teksa temperaturat minimale do të shënojnë rënie.

“Priten reshje të dobëta në qarkun Kukës, Dibër, Korçë dhe lokale të dobëta në qarkun Shkodër (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Gjithashtu, priten reshje të dobëta bore në verilindje dhe lindje të vendit.

TEMPERATURAT

Nesër (e diel, dt.29) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 5 / 8 °C
në vendet e ulëta: 3 / 6 °C
në vendet malore: -6 / 1 °C

ERA

Sot pasdite (e shtunë, dt.28) dhe nesër (e diel, dt.29) era do të vazhdojë të fryjë e lehtë, deri mesatare gjatë pasditeve (për momente të shkurtra deri e fortë), kryesisht në Veri dhe bregdet.”-njofton IGJEUM./Epxress

Shpërndaje në rrjete sociale