Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga vranësira të dendura të cilat do të sjellin reshje shiu.
Në zonat perëndimore reshjet do të kenë intensitet të lartë ndërsa në zonat e thella malore reshjet do jenë në formën e borës. Reshjet pritet të vazhdojnë edhe nesër.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -2°C në 04°C, në zonat e ulëta nga 04ºC në 12°C dhe në zonat bregdetare nga 07°C në 14°C.
Era do të fryejë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.
Maqedonci: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit, kë...
Izraeli do të vazhdojë sulmet/ SHBA nxit për paqe, Netanyahu...
Pse qeni bëhet i shqetësuar para stuhisë: Ja cilat ndryshime...
Mbappe: Ka pasur shumë spekulime dhe janë thënë gjëra të pav...
Tragjedi në Gjermani, vdes 3 vjeçari disa ditë pasi ra në lu...
BBC: Raportohet për sulme raketore në Teheran