Vaksinat e para kundër COVID-19, të cilat do sigurohen përmes mekanizmit COVAX, sipas ministres së Shëndetësisë në Shqipëri, Ogerta Manastirliu priten të vijnë në muajin shkurt.
Gjatë një vizite në pikën e testimit të shpejtë në qendrën shëndetësore “Qyteti Studenti”, ministrja njoftoi se vaksinimi kundër coronavirus në Shqipëri do të vijojë, ndërsa ende nuk bëhet me dije se kur do mbërrijë furnizimi i dozave nga kompania Pfizer.
“Kemi filluar vaksinimin me më shumë se 500 mjekë dhe infermierë të spitaleve COVID dhe vaksinimi do të vijojë, pasi ne kemi garantuar edhe vijimin e furnizimit me dozat e vaksinës nëpërmjet kontratës me Pfizer dhe gjithashtu edhe nëpërmjet COVAX, ku kemi parapaguar 4 milionë dollarë dhe që pritet që furnizimet e para të vijnë në shkurt.
Vaksinimi është një armë më shumë për mposhtjen e këtij virusi, por ne duhet paralelisht të vijojmë me vigjilencë të shtuar, në mënyrë që të kontrollojmë situatën e epidemisë në vend”, tha ministrja Manastirliu.
Kurti priti në takim drejtues dhe përfaqësues të organizatav...
Kryesia e PDK-së: Rruga e vetme janë zgjedhjet e reja
Libani ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Teheranin, dëbon...
Haxhiu merr pjesë në ekspozitën ‘Masakrat në Kosovë 1998 – 1...
OVL e UÇK-së: Hilmi Haradinaj me djemtë, i bënë ballë me gux...
Paraburgoset Zoran Stankoviq, i dyshuar për krime lufte në M...