Një grup ushtarësh shqiptarë, të drejtuar nga Komandanti i Forcës Tokësore gjeneral brigade Arben Kingji, zhvilluan një stërvitje të përbashkët me forcat amerikane.
Në një njoftim të Forcave Tokësore shqiptare theksohet se ushtarët kanë zhvilluar qitje me mortaja 81 mm, 120 mm, si dhe qitjen me armën kundër mjeteve të blinduara “TOW”.
“Në vijim të vizitës në Fort Drum, Komandanti i Forcës Tokësore gjeneral brigade Arben Kingji, së bashku me adjutant gjeneralen e Gardës Kombëtare të New Jersey gjeneral brigade Lisa Hou, inspektuan stervitjen “eXportable Combat Training Capability”, nga ku ndoqën nga afër qitjet e efektivave të Forcës Tokësore me mortaja 81 mm, 120 mm, si dhe qitjen me armën kundër mjeteve të blinduara “TOW””, thuhet në njoftim. /arbresh.info/

Amir Rrahmani flet për Napolin: Shtëpia ime e parë nuk është...
Niset grupi i dytë i haxhilerëve nga Kosova
Gjykata Speciale ua vazhdon paraburgimin Veselit dhe Krasni...
Sonte Finalja e Madhe e Eurovision 2026, Alis do të ngjitet ...
“The Times”: Shqipëria hyn në hartën e destinacioneve të kon...
Zgjedhjet e parakohshme, KQZ mban sot mbledhjen e radhës