Në Tiranë është parashikuar që ditën e sotme me rastin e 1 Majit të ketë disa aktivitete sensibilizuese nga organizata të ndryshme të shoqërisë civile. Esmeralda Hoxha dha detaje për Klan News në një lidhje direkte. Ajo u shpreh se tek pedonalja në kryeqytet anëtarët e shoqërisë civile do të mbajnë një tubim.
“I kemi bërë thirrje punonjësve, qytetarëve, familjarëve që të bashkohemi të gjithë së bashku dhe të ngremë zërin për ata që nuk kanë zë, për ata punëtorë që sot janë në punë dhe që nuk e kanë pushim paçka se kalendari e ka me të kuqe që është pushim. U kemi bërë thirrje që të jenë të gjithë sot këtu, është një tubim paqësor me mesazhe nga vetë punonjësit”, tha ajo.
Për shqiptarët, 1 Maji është festë apo protestë?
“Në 1 Maj gjithmonë shqiptarët kanë festuar në një farë feje edhe pse jo, pse të mos festojnë. Të ngremë zërin që jemi këtu, por le ta bëjmë sëbashku. Të ngrejmë zërin. Të protestojmë duke festuar. Kështu që i themi të gjithëve, dakord, 1 Majin e kemi ditën e pushimit, e kalojmë e familjarët, kolegët, por hajde ta ngrejmë pak zërin për ata që më 1 Maj janë në punë”, tha Hoxha për Klan News. /tvklan.al
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...
Rreth 4 milionë mungesa të nxënësve në shkollat e Kosovës pë...
Pa fitues mbyllet mes Milanit e Juventusit, disa minuta edhe...