Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ishte në zonën e Kune Vainit në Lezhë ku inspektoi zbatimin e aktit normativ që ka si qëllim trajtimin e ujërave të ndotur përmes vendosjes së impianteve apo sistemeve të grumbullimit nga strukturat akomoduese që operojnë në zonat bregdet.
“Jemi në kushtet kur janë përmbushur parametrat…kemi pasur një bisede të hapur me të gjithë bashkitë bizneset. Fokusi vazhdon tek ultësira perëndimore …. turizmi është përhapur gjithandej dhe Pogradeci ka qenë në fokusin tonë. Është bërë punë bindëse me gjithë grupet e interesit. Nga agjencia europiane jemi konsideruar një vend me nivel 67 dhe duam të arrijmë 90 për qind…”, tha Balluku.
Në Kune Vain është një ndër njësitë e para që e kanë instaluar impiantin i cili ndan mbetjet dhe uji i trajtuar në këtë rast përdoret për vaditje. Në bazë të aktit normativ strukturat turistike në zonat bregdetare ose në bregun e liqeneve e të lumenjve duhet t’i vendosin këto impiante të cilat mbikqyren nga një task forcë./tch
Rama: Franca ndër vendet e para që njohu Kosovën, partner i ...
Maqedonci: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit, kë...
Izraeli do të vazhdojë sulmet/ SHBA nxit për paqe, Netanyahu...
Pse qeni bëhet i shqetësuar para stuhisë: Ja cilat ndryshime...
Mbappe: Ka pasur shumë spekulime dhe janë thënë gjëra të pav...
Tragjedi në Gjermani, vdes 3 vjeçari disa ditë pasi ra në lu...