Një adoleshent shqiptar ka humbur jetën pasi u plagos me thikë nga një bashkëmoshatar ditën e djeshme raportojnë mediat italiane.
Ngjarja ka ndodhur dje në Stradella të Pavias në Itali dhe sipas “Corriere”, motivi i sherrit ka qenë për një vajzë.
Të rinjtë janë grindur për herë të parë të dielën në mbrëmje në një disko, ndërsa të hënën pasdite (3 korrik), ata janë takuar përsëri në një park për t’u sqaruar.
Në zënkë e sipër, 19 vjeçari italian Simone Maddaluno, e ka goditur në gjoks 17 vjeçarin shqiptar, Pandi Lavdari.
Gazeta shkruan se vajza u pëlqente të dy djemve dhe kjo ishte arsye e sherrit midis tyre.
Banorët lokalë të alarmuar nga britmat, dolën dhe kërkuan menjëherë ndihmë në policie.
Mjekët e spitalit “San Matteo” në Pavia kanë kryer një operacion të madh në përpjekje për të shpëtuar jetën e adoleshentit me origjinë shqiptare.

Asllani nën vëzhgim të klubeve të mëdha evropiane, Hoffenhei...
Sveçla: Mitrovica nuk lëshon pe
Portret familjar nga ambasadori britanik/ Hargreaves uron Kr...
LVV sot mban tubim në Gjilan, merr pjesë Kurti
Tatimi në pronë deri 300%? Nga 1 janari në fuqi ligji që po ...
Dy të therur pas një përleshjeje në Vushtrri