Një 58-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës, pasi u ndalua në flagrancë duke transportuar 2 emigrantë të paligjshëm.
58-vjeçari u ndalua në aksin rrugor “Bajzë – Hot”, me një automjet tip “Ford”, me të cilin transportonte 2 emigrantë pakistanezë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit nga ana e tyre, me destinacion final vendet e BE-së.
Materialet ndaj tij i kaluan prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme.
“Strukturat e DVKM Shkodër, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Shkodër, pas një pune të mirorganizuar, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një rast të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalimin të paligjshëm të kufirit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Hoti 2”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:
-T. B., 58 vjeç, banues në lagjen “Vojo Kushi”, Shkodër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke qarkulluar në aksin rrugor “Bajzë – Hot”, me një automjet tip “Ford”, me të cilin transportonte 2 emigrantë pakistanezë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit nga ana e tyre, me destinacion final vendet e BE-së.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.
Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...