Me Lulzim Bashën në krye, Jozefina Topalli është e bindur që Partia Demokratike nuk vjen dot në pushtet.
Ajo hedh akuza të forta ndaj kreut të PD-së, madje thotë se PD është shndërruar në një parti familjare.
Topalli, që e quan farsë, thotë se edhe Kongresi i së dielës do të mbushet nga njerëz që kanë pak ose aspak lidhje me këtë parti.
“Partia Demokratike është parti e kunatit, e drejtoreshës së kunatit që e mbush Kongresin edhe me punëtore të kompanisë së kunatit”, u shpreh ajo, duke folur në emisionin të Paekspozuarit këtë të enjte.
“Deputetët e PD sot duhet t’i japin përgjigje kunatit dhe drejtorisë së kompanisë së kunatit, për çështje tenderash që ata duhet të fitojnë”,vijoi ajo.
Ish-kryetarja e Kuvendit thotë se ka diferenca të mëdha me Lulzim Bashën, që e akuzon se nuk di të bëjë opozitë./Top Channel
Frikë te Atletico Madridi, Julian Alvarez kërkon kalimin te ...
“Si e le burrin të shkojë te ish-partnerja në emision?” R...
Abdixhiku e Osmani mbajnë sot tubimin e bashkimit
Putin: Mendoj se lufta me Ukrainën po shkon drejt fundit
Veliaj kërkon ndryshim mase sigurie, Kryebashkiaku i Tiranës...
Ismail Dibrani: Në prill të vitit 2027 pritet të vijnë 300 t...