Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) arrestoi 2 oficerë të policisë të Policisë Rrugore në Tiranë për ekspertim të rremë të një aksidenti rrugor.
Policët e arrestuar akuzohen për “falsifikim dokumentesh”, “ekspertim të rremë” dhe “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Të arrestuarit janë N/Komisar Ramazan Veseli, me detyrë specialist shërbimi, përgjegjës seksioni i parandalimit dhe sigurisë në linja jashtë qytetit, dhe N/Komisar Viktor Dulaj, me detyrë oficer i policisë gjyqësore, seksioni i hetimit të aksidenteve rrugore, shkruan TCH, transmeton arbresh.info
Ngjarja për të cilën akuzohet ata ka ndodhur në 21 nëntor 2016, në rrugën “Prokop Mima”, në Tiranë, ku gjatë një aksidenti rrugor mbeti i aksidentuar rëndë shtetasi L.L. Veprimet e para hetimore në lidhje me këtë aksident janë kryer nga dy të ndaluarit, Viktor Dulaj dhe Ramazan Veseli. Por, nga hetimet e Prokurorisë rezultoi se veprimet e kryera nga këta oficerë nuk ishin në përputhje me rrethanat faktike dhe për rrjedhojë kanë sjellë favorizimin e autorit të aksidentit.
Deputeti kanadez, dhëndër i Kosovës uron 18-vjetorin e Pavar...
Fondi Monetar Ndërkombëtar: Bllokadat politike ndikuan në ek...
Shqyrtohet pezullimi i paketës 1.6 miliard euro për Serbinë
Sveçla dorëzon detyrat e digjitalizimit e administratës publ...
Osmani përgëzon deputetët për miratimin e marrëveshjeve ndër...
Pacolli: Drejtësia vjen edhe kur rruga duket e gjatë dhe e e...