Pasi theu rregullin e grupit të PD-së duke shkuar në Kuvend, deputetja Rudina Hajdari ka thyer heshtjen duke sqaruar situatën. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Hajdari tha se nuk e kishte thyer ajo rregullin, ndërsa shtoi se ajo thjesht kishte bërë detyrën si deputete.
“Nuk e theva unë rregullin, rregulli u thye që në 10 të mëngjesit, me ardhjen e opozitës në Kuvend. Unë thjesht bëra detyrën time.”, shkruan Hajdari.
Më herët gazetari Klajdi Bolldi, duke iu referuar burime nga PD tha se Hajdari kishte shkelur rregullin që ishte vendosur nga grupi i selisë blu, që në Kuvend të merrnin pjesë vetëm 4 deputetë.
Por, kjo nuk e ndali Hajdarin që të ishte pjesë e seancës, madje nuk nguroi që të merrte aty edhe fjalën. Nga foltorja e Kuvendit Hajdari mbështeti studentët. “Bravo studenteve për protestën dhe qëndresën”, mësohet të jetë shprehur Hajdari./bw
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK