“Të vaksinohen një orë e më parë”, Rama: Të pavaksinuarit të mos ndodhen jashtë aksesit në mjedise publike

09:47 | 6 Nëntor 2021
A Z

Kryeministri Edi Rama sot, në postimin e zakonshëm të mëngjesit, iu ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë të vaksinohen kundër COVID-19.

Rama shkruan se vaksinimi duhet të bëhet jo vetëm për të mbrojtur veten, por edhe për të mos u ndodhur jashtë aksesit nëse situata në dimër do të imponojë rregulla të reja.

Ky paralajmërim i kreut të qeverisë, për ata që nuk janë vaksinuar, vjen pas deklaratave të mëparshme të ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Postimi:

“MIRËMËNGJES ?

dhe me ftesën për të pavaksinuarit që të vaksinohen një orë e më parë, për të mbrojtur veten e për të mos u ndodhur jashtë mundësisë së aksesit në mjedise publike, në qoftë se situata e dimrit do ta imponojë, ju uroj një fundjavë të mbarë?”, shkruan Rama.

Të ngjashme