Retorika antigreke në Shqipëri kohët e fundit është përtej çdo precedenti. Kështu shkruajnë mediat greke, sot, duke komentuar deklaratën e kryeministrit Rama, që në një postim në “Facebook”, mes të tjerash shkruante se Akropoli shpëtoi falë një shqiptari.
Mediat greke kanë reaguar thuajse njësoj, duke e quajtur gjithë këtë deklaratë, ironike, fyese e të papranueshme, shkruan “Panorama”.
Të tjera e quajnë një hedhje benzine në zjarr nga ana e kryeministrit Rama.
“Me ofensivë të paparë, nacionalizëm ekstrem ka reaguar kryeministri shqiptar Edi Rama në deklaratën e ministrit të Jashtëm grek për banesat në Himarë”- shkruajnë mediat greke.
“ProNews” shkruan se Rama nuk është aspak në dijeni të historisë së vërtetë të Akropolit: “Edhe një herë, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama foli për çështjen e Himarës. Edi Rama publikoi në adresën e tij në ‘Facebook’ një gravurë ku dukej Athina e vitit 1670 dhe shkruajti se Akropoli vazhdon të qëndrojë falë shqiptarit Gjergj Dushmani, që i kërkoi venecianëve të mos bombardonin Athinën. Duket se zoti Rama ka harruar pjesë kryesore të historisë për arsyen se Gjergj Dushmani nuk ishte as arianitas, dhe se shqiptarët e tjerë nuk kanë të bëjnë aspak me shqiptarët e sotëm. Injoranca e kryeministrit shqiptar është për të qeshur”.

Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...