Reshjet e dendura të shiut gjatë orëve të paradites dhe drekës kanë sjellë dhe largimin e pushuesve nga plazhet e Velipojës dhe Shëngjinit.
Për rrjedhojë, kjo situatë ka sjellë trafik të rënduar në akset kryesore dhe rrugët dytësore të qarkut Lezhë.
Top Channel bën me dije se prej më shumë se dy orësh, qarkullimi në aksin Shkodër–Lezhë dhe Lezhë–Milot është ngadalësuar ndjeshëm për shkak të fluksit të automjeteve.
Vështirësi të shumta janë hasur edhe në daljen nga Shëngjini, ku drejtuesit e mjeteve kanë mbetur të bllokuar në radhë të gjata.
Situata ka rënduar edhe rrugët dytësore, të cilat nuk kanë përballuar dot volumin e shtuar të mjeteve. Për të lehtësuar lëvizjen, në akset kryesore dhe në kryqëzimet problematike janë vendosur punonjës të policisë rrugore.
Edhe pse reshjet kanë pushuar, fluksi i lëvizjes së automjeteve vijon të mbetet i lartë.
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj