Situata politike në vend, një pjesë e turistëve anulojnë prenotimet në Vlorë dhe Durrës.
20 % e prenotimeve janë anuluar nga turistët e huaj në Vlorë. Arsyeja kryesore sipas kreut të Dhomës së Tregtisë në Vlorë Arben Breshani mbetet klima politike në vend. Edhe në Durrës operatorët turistikë janë përballur me anulime të prenotimeve.
Situata politike ka ndikuar në sektorin e turizmit në zonat bregdetare. Kreu i Dhomës së Tregtisë në Vlorë, Arben Breshani konfirmon për ABC News se janë anuluar 20% e prenotimeve nga shoqëri dhe kompani turistike të huaja. Shkaku kryesor sipas tij mbetet klima politike.
Breshani thotë se ekziston pasiguria për anulime në masën 50% sezonin e ardhshëm.
E njëjta gjendje paraqitet edhe në Durrës. Kreu i shoqatës së Turizmit në këtë qytet Eduard Xhepa pranon se ndryshe nga vitet e kaluara operatorët turistike janë përballur me anulime të prenotimeve nga turistët.
Periudha që ka numrin më të madh të prenotimeve është muaji gusht. Në kushtet kur numri i vizitorëve nuk është në pritshmëritë e operatorëve turistike, këta të fundit po punojnë për të zgjatur edhe pak në kohë sezonin./ABC News
Barcelona fiton ndaj Slavias, mban gjallë shpresat për ta mb...
Harry Kane vendimtar – Bayerni fiton dhe siguron fazën...
Kjo është arsya pse LDK mban nesër konferencë
Juventusi shënon fitore të rëndësishme ndaj Benficas, nuk ka...
Psikologu thotë se fëmijët më të suksesshëm kanë pesë tipare
Çfarë mund të na mësojë një chatbot për të dëgjuar veten