Dhjetëra banesa në qytetin e Korçës që janë braktisur nga pronarët janë degraduar dhe ato përbëjnë rrezik. Bashkia ka ndërhyrë për shembjen e tyre.
Dhjetëra godina në Korçë kanë degraduar pas braktisjes nga pronarët. Të ndodhura në lagjet kryesore të qytetit, ndërtesat e amortizuara përbejnë një rrezik potencial për kalimtarët ndërsa kontrasti mes godinave karakteristike dhe këtyre rrënojave është i madh.
Të mbetura në mëshirë të fatit, shtëpitë e vjetra korçare janë lënë pas dore nga trashëgimtarët e pronareve, të cilët kryesisht ndodhen në emigrim.
E ndërsa dimri dhe moti i keq shtojnë mundësinë që prej ndërtesave të shkëputen copa muresh dhe të rrezikojnë jetë njerëzish, Bashkia e Korçës ka ndërhyrë për shembjen e tyre.
Pavarësisht apelit të instancave drejtuar pronareve për të ndërhyrë dhe riparuar këto ndërtesa, këta të fundit janë treguar neglizhentë duke ia lënë shtëpitë e vjetra harresës, shkruan top channel.
Dënimet për vrasjen e Liridonës, familja Ademaj falënderon p...
Ylli i Man Cityt i vetëofrohet Barcelonës
Shoqata e Korrespodentëve: Të shtënat e mbrëmshme ishin një ...
Të shtëna me armë zjarri afër një Universiteti në ShBA, 9 pe...
Inter dështon të marrë një fitore ndaj Torinos, shtyhet fest...
Bie një foshnje në Liqenin Akumulues në Mitrovicë, nxirret m...