Në një hap të rëndësishëm drejt integrimit në Bashkimin Evropian, Kuvendi i Shqipërisë ka përfunduar shqyrtimin e pozicioneve negociuese për të gjashtë grupkapitujt.
Ky zhvillim u konfirmua nga Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, e cila në një postim në rrjetet sociale theksoi se me mbledhjen e sotme të Komisionit për Çështjet Evropiane, është mbyllur faza e përgatitjeve teknike për të gjithë kapitujt.
Lista e gjashtë grupkapitujve të shqyrtuar nga Kuvendi përfshin:
I. “Themelorët”
II. “Tregu i brendshëm”
III. “Konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse”
IV. “Agjenda e gjelbër dhe ndërlidhja e qëndrueshme”
V. “Burimet, bujqësia dhe kohezioni”
VI. “Marrëdhëniet me jashtë”
Të gjitha këto pozicione i janë paraqitur për miratim Këshillit të Ministrave. Spiropali u shpreh se pritet që shumë shpejt të mbahen dy konferenca të tjera ndërqeveritare BE-Shqipëri, të cilat do të shënojnë hapjen e negociatave për grupkapitujt IV dhe V.
Në Komisionin për Çështjet Evropiane, Majlinda Dhuka, Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja e Shqipërisë me BE-në, raportoi mbi projektpozicionin për grupkapitullin V. Ajo vlerësoi se Shqipëria po avancon me hapa të sigurt dhe sistematik. Sipas Dhukës, në 10 muajt e fundit janë zhvilluar katër konferenca ndërqeveritare dhe janë hapur 24 kapituj dhe tri kritere. Me shqyrtimin e fundit, Shqipëria ka përfunduar përgatitjet teknike për të hapur negociatat për të gjithë 33 kapitujt.
Me këtë, siç theksoi Dhuka, vendi përmbyll fazën e çeljes së negociatave dhe kalon gradualisht në fazën tjetër, atë të mbylljes së tyre.
Anëtarësimi i Shqipërisë në BE është cilësuar si “kryefjala e Legjislaturës XI dhe e Kuvendit të ri,” duke nënvizuar rëndësinë e këtij procesi./rtsh
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën