“Kjo qeveri nuk ka ndërmend të përsërisë gabimet e qeverive të mëparshme greke ndaj Shqipërisë“. Ishte kjo përgjigjja që i ka dhënë ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias dy deputetëve të djathtë Dora Bakojanis dhe Ioannis Kefalogiannis, të cilët e pyesnin mbi raportin e progresit ndaj Shiqpërisë si dhe a është gati vendi unë për anëtarësim në BE.
“I siguroj pyetësorë (deputetët), -thotë Kotzias,- se ndryshe nga aktivitetet e qeverive të mëparshme greke, ku Shqipëria u bashkua me NATO-n pa asnjë kusht, kjo nuk do të ndodh për statusin e anëtarësimit në BE, pa përmbushur të gjitha kushtet”.
Mbi të gjitha thotë ministri i Jashtëm grek, kushtet për mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve. Në letrën e tij, për dy deputetët grek shefi i diplomacisë helene sqaron se dhënia e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë jepet me vendim unanim, e kjo gjë nuk mund të ndodh nëse Greqia refuzon.
Ai shton se Shqipëria duhet të plotësojë pesë prioritetet kryesore, të cilat janë vendosur si kushte themelore për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.
“Në këto 5 kushte përfshihen dhe mbrojtja e si dhe marrëdhënie e mira fqinjësore”, shkruan në përgjigjen e tij Kotzias.
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...