Shqipëria vijon të mbetet e fundit për sa i përket konsumit dhe të ardhurave në Europë.
Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat, të ardhurat mesatare për frymë të shqiptarët ishin sa 29% e mesatares së Bashkimit Europian, nga 30% që ky tregues ishte një vit më parë.
Pas nesh renditet Bosnja me 32%, e cila dikur kishte një tregues më të përkeqësuar se Shqipëria, por që na e kaloi në vitin 2016.
Të ardhurat më të larta për frymë ndër vendet e Ballkanit Perëndimor i Mali i Zi, të cilat në 2017-n ishin 46%. Më pas renditen Serbia dhe Maqedonia me të ardhura për frymë sa 37% e mesatares së Bashkimit Europian.
Edhe konsumi është më i ulëti në rajon. Për 2017-n, konsumi për frymë llogaritej 37% e Bashkimit Europian, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat. Nivelin më të lartë të konsumit për frymë në rajon e mban Mali i Zi. Konsumi për frymë u llogarit bë 2017-n sa 57% e mesatares së Bashkimit Europian. Serbia renditet e dyta me 46%, pasuar nga Bosnja dhe nga Maqedonia me përkatësisht 42 dhe 41%.
Ndryshe nga Shqipëria, shtete e tjera kanë arritur që të përmirësojnë treguesit e të ardhurave për frymë në raport me mesataren e BE-së, duke ecur më shpejt se ne me të ashtuquajturin procesin e konvergjencës (rritjen me ritme më të shpejta se vendet e BE-së, me synim për të arritur sa më shpejt mesataren europiane të të ardhurave.
Prej vitit 2012, procesi i konvergjencës (që nënkupton një rritje më të shpejtë të Shqipërisë në raport me shtetet europiane në mënyrë që t’i afrohemi gradualisht mesatares së BE-së) jo vetëm ka ngecur, por është përkeqësuar.
Deri në vitin 2015 ishim të parafundit, ndërsa në 2016-n Bosnja ka dalë përpara nesh. Shteti me probleme të mëdha etnike dhe burokratike, për shkak të ndarjes administrative të dy njësive, ka rritur raportin e të ardhurave ndaj mesatares së BE-së, nga 28% në 2012-n, në 31% në 2016-n.
Për sa i përket Bashkimit Europian, nivelin më të ulët të konsumit për frymë e mban Bullgaria me 49% të mesatares dhe më të lartin Luksemburgu me 253%. Europa Perëndimore dhe Veriore ka një nivel më të lartë të të ardhurave për frymë se sa mesatarja e Be-së./monitor
Nuk kanë fund problemet tek Milani, ylli i skuadrës mund të ...
Matoshi: Momenti kur e mora thirrjen nga Kosova, ishte ndjen...
Një person dërgohet pa shenja jete në QKMF të Malishevës, po...
Këta janë kadidatët potencial për ta zëvendësuar Allegrin te...
105 mijë votues me postë, më 6 qershor nis votimi në përfaqë...
Kurti: Nis investimi 315 mijë euro për furnizimin me ujë të ...