Nëpërmjet një publikimi në “Facebook”, ministrja Evis Kushi ka bërë të ditur se Shqipëria do të drejtojë Sekretariatin e Grupit të Ndjekjes dhe Zbatimit të Procesit të Bolonjës.
“Është me të vërtetë vlerësim që Sekretariati i Grupit të Ndjekjes dhe Zbatimit të Procesit të Bolonjës (BFUG) i është besuar Shqipërisë. Është hera e parë që ky Sekretariat mbahet nga një vend i Ballkanit Perëndimor” – shprehet Ministrja Kushi.
Ajo njofton gjithashtu se gjatë takimit me grupin e punës në ministri u bë edhe prezantimi i Kryetares së Sekretariatit të BFUG Znj. Enida Bezhani. “Kërkova nga të gjithë angazhim maksimal për të dhënë kontribut sa më proaktiv në muajt dhe vitet në vijim, me qëllim forcimin e mëtejshëm të Zonës Evropiane të Arsimit të Lartë nën autoritetin e BFUG” – shprehet Kushi ndër të tjera.
“Ndërkohë, puna e këtij Sekretariati do të kulmojë me organizimin e Konferencës së Ministrave të Arsimit dhe Forumit të Politikave Globale në Shqipëri në vitin 2024. Punë të mbarë të gjithëve!” – mbyll postimin e saj Ministrja Kushi./TCH
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...
Kryeministri holandez Jetten bisedë telefonike me Ramën për ...
Whitaker i kërkon Serbisë që të rreshtohet me Perëndimin