Reshjet e shiut, të shoqëruara me erëra të forta pritet të nisin sërish në vendin tonë gjatë mesnatës së sotme dhe do të zgjasin deri më 23 Janar.
Drejtoria e Përgjithshme Detare i bën thirrje të gjithëve që të shmangin për situatën në bregdet pasi do të përfshihet nga erëra të forta dhe dallgë me lartësi deri në 10 metra. Në njoftimin publik, i kërkon çdo personi që ushtron veprimtari në fushën e detarisë, të marrë masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port.
Njoftim për përkeqësim të motit:
Duke filluar nga mesnata e ditës së sotme deri në mesnatën e datës 23 Janar, moti do të përkeqësohet. Bregdeti ynë do të përfshihet nga era me drejtim jug me shpejtësi deri në 30 milje/orë dhe lartësia e dallgës deri në 3 m .
Moti i përkeqësuar do të shtrihet në gjithë bregdetin tonë.
Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese./TCH
Gjiganti anglez tërhiqet nga gara për Semenyon, vazhdon R...
Rrahmani shkëlqen në stinorin vjeshtor tek Sparta, top golas...
Kurti paralajmëron investim në Trepçë, thotë se do të vijë n...
Xhaka për Alonson: Kur ai hynte në dhomat e zhveshjes dhe fi...
Zelensky bisedë telefonike me Von der Leyen: BE po e mbështe...
Qytetarja nga Ferizaj gjen 470 euro dhe i dorëzon në polici