“East Journal”, një rrjet kushtuar çështjeve të Ballkanit dhe lindjes i ka lënë një hapësirë të veçantë Shqipërisë dhe problemeve të saj me lirinë e medias.
Në një artikull të titulluar: “Shqipëria, liria e medias është në rrezik?” renditen disa nga çështjet kryesore të kohë të fundit që sipas tij kanë shtuar vëmendjen e medieve dhe autoriteteve ndërkombëtare për vendin e vogël të Ballkanit.
“East Journal” përmend fillimisht rastin e emisionit “Publicus” në Vision plus i cili u mbyll për shkak të trajtimit të çështjes së vdekjes së një të mituri në kompaninë që trajtonte mbeturinat në Sharrë. Sipas saj “skandali nxorri në dritë probleme të mëdha me kontratën e bashkisë”. E njëjta çështje goditi edhe një drejtore lajmesh. Alida Tota e A1Neës u pushua nga puna për shkak të hetimeve për këtë çështje.
Artikulli citon edhe “Reporterë pa kufij” që e renditin Shqipërinë me media “pjesërisht të lirë”. E rrezikshme sipas tij është edhe autocensura. Në një hetim BIRN, 85% e gazetarëve pranonin të kishin hequr dorë nga një çështje për shkak të censurës.
Inter dështon të marrë një fitore ndaj Torinos, shtyhet fest...
Bie një foshnje në Liqenin Akumulues në Mitrovicë, nxirret m...
Llapi reagon zyrtarisht: Vetëm përfaqësuesit e autorizuar fl...
KQZ-ja është gati për zgjedhje
Milot Avdyli gjen golin e radhës me fanellën e Celjes
Aksident në Tiranë, vdes një 42-vjeçar