Çështja e refugjatëve që mund të vijnë në Shqipëri është bërë pjesë e debatit të politikës si dhe arsye për shkëmbim akuzash.
Por një analizë se përse Shqipëria nuk është gati për refugjatë është zhvilluar sot në emisionin “Studio e Hapur” në News24 ku kanë qenë të ftuar ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani dhe gazetari Arian Cani.
Çani u shpreh se ne si vend nuk kemi eksportuar ndonjë gjë më të mirë se trafiku jashtë shtetit.
“Shqipëria është një pikë vogël uji. Ne kemi qenë një rrugë kailimi një rrugë trafiku. Ne jemi një vend trafikantësh. Ne kemi eksportuar trafikun jashtë nuk dimë ndonjë gjë më të mirë për të transportuar. Ne jemi nevojtore e Europës, ku do t’i çojë Europa. Se Europa do një hale të zbrazet”, tha Çani.
Ndërkaq ish-ministri Manjani tha se nëse refugjatët vijnë “qeveria do marrë lekë dhe këto para do i paguajë populli shqiptar”.Lidhur me deklaratën e Majkos, Manjani tha se e mbështet dhe se meriton respekt.
“Unë e kam mbështetur deklaratën e Majkos dhe ai pohim meriton respekt. E konsideroj qëndrim të përgjegjshëm të një qeveritari që meriton respekt. Shpresoj që vendimi i Majkos të jetë dominues”, u shpreh Manjani.
Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...
Situata në Lindjen e Mesme, 11 kosovarë të evakuuar nga Duba...
“Ndeshja e kthimit do të jetë në shtëpinë tonë, dhe kjo pady...
Gazi natyror rikthehet në debat: A është Kosova gati për një...
Prishtina shënon Ditën Botërore të Veshkës me aktivitete ndë...