Shqipëria feston sot 108 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.
E kur kthehemi 100 vjet pas shohim ballinat e gazetave të asaj kohe që kishin shkruar për këtë ngjarje historike, shkruan portali arbresh.info
Është gazeta vjeneze “Das interessante Blatt” që i ka kushtuar ballinën pikërisht këtij rasti.
Me titull Proklamimi i Pavarësisë në foto shihet Ismail Qemajli pas shpalljes duke puthur flamurin kuqezi, shihet në artikullin e publikuar nga Sylë Ukshini, studiues dhe diplomat.
Revista e ilustruar vjeneze “Das Interessante Blatt” në ballinën e saj kishte botuar një pikturë të bukur dhe shumë domethënës, udhëheqës të krahinave shqiptare dhe përfaqësues të klerit fetar katolik dhe mysliman, me rastin e deklarimit të pavarësisë së Shqipërisë me 28 Nëntor 1912 në qytetin bregdetar të Vlorës./arbresh.info/

Trump do të vizitojë Francën për të marrë pjesë në samitin e...
Xhaka e uron Arsenalin pasi u shpall kampion i Anglisë, vler...
Tragjedi në Obiliq: Foshnja dërgohet pa shenja jete në QMF, ...
Publikohen çmimet e reja të naftës në Kosovë për 24 orët e a...
Aksident tragjik në Mamurras-Laç, një i vdekur e katër të lë...
Japonia goditet nga tërmeti 5.9 ballë, pa rrezik cunami