Në tregun e Rusit në Shkodër, tregtarët kanë zënë jo vetëm trotuaret, por kanë zbritur edhe në rrugë.
Higjiena këtu është luks, ndërsa ushqimi i shëndetshëm, ndoshta iluzion. Tregtarët janë të vetëdijshëm për kushtet, por sytë i mbajnë ende nga bashkia për ndërtimin e tregut të premtuar brenda 3 muajsh, afat i cili tashmë është tejkaluar.
“Këtu duhet të qëndronim nga prilli në korrik. Kaloi korriku, po ikën gushti dhe nuk dihet se kur mund të hyjmë në tregun e ri”, thonë tregtarët.
Për blerësit ky treg është sa i favorshëm për çmimet e ulta, aq edhe një sfidë për shkak të mungesës së higjienës.
“Kushtet nuk janë normale, por kjo është Shqipëria”, thonë konsumatorët.
Bashkia kishte deklaruar se qershori do të ishte afati i fundit i përfundimit të punimeve në tregun e ri dhe sot është dita e fundit e gushtit. Është ende vapë dhe ushqimet në Shkodër vazhdojnë të tregtohen jashtë standarteve normale të jetesës./Top Channel
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...