Shkodër, kapet duke transportuar 7 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 26-vjeçari

10:51 | 3 Shkurt 2021

Shkodër – Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës, për shkak se është kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm.

Sipas policisë i arrestuari është F. B., 26 vjeç, banues në fshatin Vrakë, Malësi e Madhe.

Ky person u kap në flagrancë në aksin rrugor Shkodër – Hani Hotit, në vendin e quajtur Vukpalaj, Malësi e Madhe, duke transportuar me një automjet, 7 shtetas të huaj, emigrantë të paligjshëm, të cilët dyshohet se po i transportonte në afërsi të kufirit me Malin të Zi, me destinacion final vendet e BE-së.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Vukpalaj”.

U kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm, arrestohet në flagrancë drejtuesi i mjetit.

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Shkodër, pas një pune të mirorganizuar u finalizua operacioni i koduar “Vukpalaj”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

F. B., 26 vjeç, banues në fshatin Vrakë, Malësi e Madhe.

Ky shtetas u kap në flagrancë në aksin rrugor Shkodër – Hani Hotit, në vendin e quajtur Vukpalaj, Malësi e Madhe, duke transportuar me një automjet, 7 shtetas të huaj, emigrantë të paligjshëm, të cilët dyshohet se po i transportonte në afërsi të kufirit me Malin të Zi, me destinacion final vendet e BE-së.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”./TCH

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara