Kandidati i PS-së në Vorë, Blerim Shera ka folur pasi u shpall fitues, duke falënderuar qytetarët që e votuan.
“Falënderoj qytetarët s’na ngelet asgjë tjetër veçse të vijojmë projektet dhe me rindërtimin”, tha Shera.
Partia Socialiste ka fituar zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit në Bashkinë e Vorës. Kandidati socialist Blerim Shera mori 7.530 vota, i ndjekur nga kandidati i “Shtëpisë së Lirisë”, Lulzim Vrana, i cili mori 2.598 vota. Në vend të tretë u rendit Ymer Marku, kandidati i Partisë Demokratike, i cili mori vetëm 687 vota.
Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, në një deklaratë për mediat, dha rezultatin e zgjedhjeve të pjesshme në Bashkinë e Vorës.
Kush është Blerim Shera?
Blerim Shera është mësues me profesion, i kthyer nga emigracioni në Itali para pak vitesh. Para se të hynte në garë, Sheraj mbante statusin e mësuesit të një shkollë 9-vjeçare. Shera u prezantua nga Drejtuesi politik i PS-së për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj më 13 shkurt në Vorë.
Sheraj zëvendëson Agim Kajmakun, i shkarkuar nga KQZ-ja për shkeljen e ligjit të dekriminalizimit. Kajmaku u akuzua për falsifikim të formularëve dhe ushtrim i funksioneve pas dhënies fund të detyrës./tch
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...