Një masiv minerali ka rënë në një galeri në një minierë në Bulqizë. Për pasojë dyshohet se ka mbetur i bllokuar brenda saj një minator.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:10, ku sipas punëtorëve brenda në galeri ka mbetur i bllokuar një minator. Mësohet se grupi i avari-shpëtimit të minierave po punojnë për pastrimin e galerisë dhe ardhjen në ndihmë të punëtorit që dyshohet se ka mbetur në galeri.
‘Me datë 15.09.2021, rreth orës 12.10, në një subjekt minerar në Bulqizë, ka patur një rënie të një masivi minerali dhe nga informacionet paraprake të punëtorëve, dyshohet se ka mbetur i bllokuar në galeri një punëtor.
Grupi i avari-shpëtimit të minierave po punojnë për pastrimin e galerisë dhe ardhjen në ndihmë të punëtorit që dyshohet se ka mbetur në galeri. Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.’- njofton policia.
“Mirësi për të gjithë njerëzimin”, presidenti turk uron muaj...
Warren Buffett bën lëvizje surprizuese, blen 5 milionë dolla...
Aksident me fatalitet në Mitrovicë, vdes një 31-vjeçar
Bodo/Glimt ‘befason’ Interin në sfidën e parë të...
KEK-u dhe Komuna e Obiliqit nënshkruajnë memorandum bashkëpu...
Britania po heton nëse Epsteini ka përdorur aeroportet e Lon...