Ranier Deville, shefi i misionit të EURALIUS në vendin tonë ka lënë Shqipërinë duke ndërprerë në mes mandatin të cilin duhet ta ushtronte deri në vitin 2018. Nuk ka njoftim zyrtar për largimin e tij, por një kokteil i shtruar nga Komisioni i Posaçëm i reformës në drejtësi në datën 1 shkurt 2017 duket se i ka dhënë fund dhe drejtimit të misionit nga gjermani, Deville.
Shefi i Misionit të EURALIUS në vendin tone, Ranier Deville, ka lënë Shqipërinë, duke ndërprerë në mes mandatin e tij.
Largimi i Deville nga Shqipëria u përfol që në muajin dhjetor, pas problemeve me përkthimin e ligjit të vettingut të dërguar nga Gjykata Kushtetuese për opinion në Komisionin e Venecias.
Zyra e Bashkimit Europian e kontaktuar nga Ora News në atë kohë, tha se zoti Deville ishte me leje, ndërkohë në aktivitetet zyrtare për reformën në drejtësi është përfaqësuar nga zëvendës/ drejtuesja e misionit të EURALIUS, Agnes Bernhard.
Një kokteil i shtruar nga Komisioni i Posaçëm i reformës në drejtësi në datën 1 shkurt 2017, duket se i ka dhënë fund dhe drejtimit të misionit EURALIUS nga gjermani, Ranier Deville.
Edhe pse ai ishte mandatuar për 4 vite si shef i misionit, vetë në faqen zyrtare të EURALIUS në Tiranë, thuhet se Deville mandatin e ka ushtruar nga viti 2014 deri në vitin 2016.
Ende nuk ka arsye zyrtare për largimin e shefit të misionit të EURALIS, por burimet politike i thanë Ora News se Deville ka marrë detyrën e kryetarit të Gjykatës së Apelit në Gjermani.
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...