Katër shtetas të Shqipërisë janë arrestuar dje në Serbi, duke i akuzuar për “nxitje së urrejtjes dhe intolerancës kombëtare, racore dhe fetare”, raportojnë mediat serbe.
Të arrestuar janë A. S. i lindur më 1989, E. V. i lindur më 1984, E. G. i lindur më 1978 dhe A. C. i lindur më 2005.
Siç raportojnë mediat serbe, A.S, në ditën që shënon nisjen e bombardimeve të NATO’s, ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook një video në të cilën shihet në një automjet “Audi”, në shoqërinë e të dyshuarve të tjerë, duke udhëtuar në autostradë nëpër Serbi, dhe duke ekspozuar simbole kombëtare shqiptare.
Atyre u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Ndaj tyre do të dorëzojet kallëzim penal në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd.
Në fotot e publikuara shihen bluza me mbishkrimin “Shqipëri Etnike”.

Publikohet video ku arrestohen 4 shqiptarë në Serbi me bluzë...
Osmani: Kohët e fundit, puna ime u përball me fushatë baltos...
ATK: Të ardhurat nga kriptovalutat janë të tatueshme
Prokuroria kërkon të kthehet në rigjykim rasti i Bedri Krasn...
Lëshohet urdhër arrest ndaj Hande Erçel, akuza që rëndon nda...
‘Shqiponjat’ nisen drejt Varshavës, synim i vetë...