Në detin Jon është gjetur një bombë që i përket Luftës së Dytë Botërore. Bomba ishte në brigjet e qytetit të Sarandës, pranë vendit të quajtur Limani i qytetit, dhe u pikas nga një grup fëmijësh që po freskoheshin në det.
Të kuriozuar nga predha luftarake, e kanë nxjerrë në breg dhe kanë luajtur për disa çaste me të, madje edhe e kanë përplasur në tokë, por fatmirësisht nuk ka shpërthyer, shkruan oranews.tv.
Personi që e gjeti bombën i tregoi atë prindërve të cilët e hodhën në det dhe menjëherë e kane njoftuar policinë. Në vendngjarje kanë shkuar edhe forcat e komisariatit të kufirit Sarandë të cilat e kanë konstatuar bombën duke zyrtarizuar që ajo i përket luftës së dytë Botërore. Sipas Komisariatit të kufirit, tashmë i ngelet policisë së rendit për ta lëvizur bombën.
Pacolli ndan pamje pranverore: Mbi natyrën që Zoti ia dhuroi...
Asllani me super asistim në ndeshjen ndaj Stuttgartit
Dronët ukrainas “godasin” naftën ruse
Shqipëria dhe Britania nënshkruajnë Dialogun e Brendshëm 202...
Sot nafta një cent më shtrenjtë
Vodhi varëse ari në vlerë prej 12 mijë euro, arrestohet 17-v...