Ish-Kryeministri, Sali Berisha ka reaguar pas dorëheqjes së Lulzim Basha nga funksioni i kryetari të PD-së.
Në një reagim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se bashkimi i Partisë Demokratike mund të realizohet vetëm nga njohja e kontributeve të demokratëve në këtë parti.
Berisha u bën thirrje të gjithë demokratëve që të punojnë për të forcuar Partinë Demokratike.
Postimi i plotë i tij:
Bashkimi i demokrateve mbi bazen e kontributeve te tyre eshte perparesia e PD!
Te dashur miq, rikthimi tek vota e lire e çdo demokrati dhe njohja e kontributeve te gjithesecilit eshte rruga e vetme qe sjell bashkimin dhe me pas fitoren e PD.
Ftoj demokratet dhe demokratët kudo qe jane te punojme se bashku per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur. Rrofte Partia Demokratike./arbresh.info/
Angazhimet institucionale, Osmani anulon pjesëmarrjen në Kon...
Deklarohen të pafajshëm të akuzuarit për vrasjen e policit M...
Protesta të mëdha në Argjentinë kundër reformave të punës, p...
Kush janë 16 kandidatët që do t’i zëvendësojnë ministrat në ...
Shqipëria po “shuhet”, lindjet në 2025-n ishin 74% më të ulë...
Samiti i NATO-s në Bruksel, Vengu: Shqipëria e përkthen anga...