Ndërsa jugu i Shqipërisë po vuan nga përmbytjet për shkak të reshjeve intensive të shiut, në veri, verilindje dhe juglindje të vendit vijon avaria nga reshjet e dëborës.
Policia e Shtetit njofton të gjithë drejtuesit e automjeteve që qarkullojnë nëpërmjet rrugës së Kombit, se në orët e fundit janë dendësuar reshjet e dëborës dhe për këtë shkak qarkullimi në Rrugën e Kombit duke filluar nga Mirdita deri në Morinë, këshillohet të kryhet me zinxhirë.
Në Rrugën e Kombit aktualisht po punojnë katër borë pastruese.
Shërbimet e Policisë Rrugore janë prezente për të monitoruar trafikun e mjeteve, për të dhënë ndihmë automobilistike si dhe për të parandaluar aksidentet rrugore.
Policia Rrugore kërkon mirëkuptimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve që të zbatojnë kërkesat ligjore, të bashkëpunojnë me patrullat e saj në territor për të bërë të mundur evitimin e bllokimeve dhe normalizimin e situatës me qëllim shmangien e ngjarjeve aksidentale. /oranews/
Aeroporti i Vlorës/ Pacolli kërkon ndërhyrjen e Ballukut dhe...
Dy familje në Fushë Kosovë mbesin pa strehim pas vërshimeve,...
Bora fiton në Prizren
Dy këmbësorë të lënduar në një aksident trafiku në Prishtinë
Parashikimi i motit për ditët në vijim-Të hënën temperaturat...
Picula: Me këngë çetnike dhe “botën serbe”, Serbia mund ta h...