Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Vleçan të Pogradecit, ku një 47-vjeçar ka gjetur vdekjen pasi është goditur nga rrufeja ndërsa kishte dalë me bagëtitë për t’i kullotur.
Ngjarja merr përmasa edhe më tronditëse pasi përveç bariut L.Ç., rrufeja ka shkaktuar dëme të mëdha te bagëtitë që ai ruante, ku kanë ngordhur 20 prej tyre, raporton “Euronews”.
“Rreth orës 10:00, dyshohet se si pasojë e goditjes nga rrufeja, gjatë kohës që ruante bagëtitë në fshatin Velçan, ka humbur jetën shtetasi L. Ç., 47 vjeç (çoban). Gjithashtu, si pasojë kanë ngordhur rreth 20 krerë bagëti të imëta”, ka thënë Policia e Shtetit.
Grupi hetimor ka dalë në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.
Protestë të premten kundër shtrenjtimit të energjisë elektri...
Osmani: Kosova është gati për ekonominë e gjeneratës së ardh...
Kompensimet për dëmet e vërshimeve, ato të vitit 2023 ende t...
Haradinaj në SHBA kërkon mbështetjen për anëtarësim në NATO
Bastisje në Leposaviq – gjenden armë, pjesë të uniform...
Falsifikim i dokumenteve, arrestohen dy persona në Prizren