Në harkun kohor prej dy javësh situata e Covid ka një rritje të ndjeshme ku, numri i qytetarëve që raportohen pozitiv në ISHP në një javë është dyfishuar.
Epidemiologët thonë se ka një bashkëqarkullim të shumë virozave, simptomat e të cilave ngatërrohen edhe me covidin, por tashmë është vënë re se covidi prek edhe sistemin gastroitenstinal.
“Virozat dhe enterovirozat mund të kombinohen me njëri-tjetrin, pasi kanë ngjashmëri të ingfeksioneve respiratore me njëri-tjetrin. Ka edhe Covid interstinal që shoqërohet me çrregullime gastro-interstinale”- tha Eguna Tomini.
Me rritjen e numrit të rasteve të prekur ka ndryshuar edhe situata në spital, pasi ka të shtruar jo vetëm në pediatri apo shërbim infektiv por ka edhe në terapi intensive.
“Edhenë pediatri edhe në spitalin infektiv, kemi raste të hostipalizuara edhe me klinikëtë mesme edhe me klinikë më të rënduar që kanë kërkuar terapi intensive. Nuk duhet të neglizhohet asnjë shenjë, sepse nuk duhet të lejojmë mbivendosjen e infeksioneve”- tha Eguna Tomini.
Epidemiologët thonë se jemi në periudhën kur duhet të respektojmë masat e rekomanduara nga Organizata Botërore e Shëndetësië, pasi pritet të kemi një një rritje të kurbës epdiemiologjike edhe për shkak të gripit që do të bashkëqarkullojë./tch/
Erdogan: Kundërshtojmë përhapjen e konfliktit SHBA-Iran
BBC vlerëson maksimalisht Shqipërinë në Eurovision
Seanca në rastin Hashim Thaçi dhe të tjerët “kundër adminis...
Barcelona për herë të 29-të, kampione e Spanjës
Kanë bashkë një duet të suksesshëm, Tayna thotë se nuk flet ...
Arrestohen tre tifozë pas ndeshjes mes Trepçës dhe Vushtrris...