Dhuna e ushtruar para një vit më parë ndaj një nxënësi të klasës së VII të shkollës 9 vjeçare “Gjon Doci”, në Bashkinë e Vaut të Dejës i kushtoi me humbje të punës mësueses së gjuhës dhe letërsisë Nevila Duraj.
Videoja e publikuar sot në rrjetet sociale ngriti në këmbë ministrinë e Arsimit për të bërë verifikimet, ngritur grup pune dhe pas verifikimeve rezultoi se mësuesja e shfaqur në këto plane filmike, është Nevila Duraj, mësuese prej 18 vitesh në profilin gjuhë-letërsi.
“Ngjarja ka ndodhur rreth një viti më parë, gjatë orës së gjuhës në klasën e VII-të të shkollës 9 vjeçare “Gjon Doci”, në Bashkinë e Vaut të Dejës” informon ministria e Arsimit
Në këto kushte, Drejtoria Arsimore e Qarkut Shkodër në bashkëpunim me shkollën kanë mbledhur menjëherë Komisionin e Disiplinës për marrjen e masës së pezullimit nga detyra të mësueses Duraj, si edhe për të analizuar shkaqet dhe pasojat e kësaj ngjarjeje.
MAS bën më dije të gjithë opinion publik, se një nga prioritetet e saj në drejtim të sigurimit të cilësisë së dijes, përmirësimit të jetës dhe garantimit të formimit të një personaliteti të shëndoshë të fëmijëve shqiptar në institucionet arsimore parauniversitare për vitin e ri shkollor 2015-2016, të jetë zhvillimi i një fushate kombëtare për parandalimin e dhunës në shkolla.
Ky plan veprimi është hartuar paraprakisht me Ministritë e linjës dhe në bashkëpunim me përfaqësues të shoqërisë civile, si edhe i është përcjellë të gjitha shkollave të vendit për t’u kthyer në plan kombëtar veprimi “Stop Dhunës në Shkollë”.
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Rama: Franca ndër vendet e para që njohu Kosovën, partner i ...
Maqedonci: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit, kë...
Izraeli do të vazhdojë sulmet/ SHBA nxit për paqe, Netanyahu...
Pse qeni bëhet i shqetësuar para stuhisë: Ja cilat ndryshime...
Mbappe: Ka pasur shumë spekulime dhe janë thënë gjëra të pav...