Pa llogaritur ata që u arrestuan si shoferë të dehur në timon, gjatë festave nga nata e ndërrimit të viteve konkretisht datat 31 dhjetor, një dhe dy janar 2022 janë arrestuar 29 shtetas të cilët në gjendje të dehur dhunuan partneret apo bashkëshortet.
Vilson Zeka u denoncua nga bashkëshortja pas festës familjare në datën një janar, në dhunë e sipër ai me grushte i theu hundën.
Ndërsa një 28 vjeçar dhunoi të ëmën me sende të forta gjatë mesnatës pa kaluar shumë orë pasi kishte lënë qelinë për akuzën e vjedhjes. Të dehurit sipas policisë gjatë këtyre festave ishin një problem në familje.
Salla operative ishte më e ngarkuara , ndërkohë që për urdhrat e menjëhershëm të mbrojtjes gjykata civile nuk pati festa dhe pushime pasi firmosi urdhëruat e mbrojtjes.
“Ka ardhur koha që gjykata kur i prangos të urdhërojë mbylljen e tyre në një institucion rehabilitimi “, tha avokatja./tch/
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...
Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët në zonën e Ujit të Ft...