Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka nisur ditën e punës pas kthimit nga Samiti i Sarajevës me një takim me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian në Vilën 30, pranë Kryesisë së Kuvendit.
Takimi ka zgjatur rreth një orë e 30 minuta ku i pranishëm ishte edhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.
Në takimin e kryeministrit me amasadorët e BE ishte dhe ambasadori amerikan Donald Lu dhe ai i OSBE-së, Bernd Borchardt, ndërsa nuk ishte e pranishme ambasadorja e BE, Romana Vlahutin.
Në përfundim të takimit, kryeministri Rama nuk dha asnjë deklaratë.
Në qendër të mëngjesit të punës ka qenë situata politike, protesta e PD, por edhe përgatitja e zgjedhjeve të 18 qershorit.
Ky takim vjen pas disa drekave të punës që këta ambasadorë patën me kreun e PD, Lulzim Basha.
Kuvendi nesër mban dy seanca
Mbahet seanca ndaj të akuzuarës për spiunazh Jelena Gjukanov...
Sonte Trepça-Peja, përballje e zjarrtë në gjysmëfinale të pl...
Ushtarët çekë, moldavë dhe italianë të KFOR-it patrullojnë n...
Rasti “Banjska”: Gjykata shpall nesër aktgjykimin nën masa t...
Aksioni ndaj Call Center-ave në Tiranë/ SPAK: Rreth 2 mln eu...